03 Shkurt 2023

Çmimet e naftës shënojnë rënie pasi SHBA do të lëshojë 180 milionë fuçi

New York, 31 mars - Çmimet e naftës kanë shënuar rënie pas raportimeve se SHBA do të lëshojë 180 milionë fuçi të naftës nga rezervat e saj emergjente, derisa investitorët po presin nëse prodhuesit kryesor të naftës do të rrisin prodhimin e tyre mujor mes pasigurisë së ofertës.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent mëngjesin e sotëm u tregua me 107,77 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 3,29 për qind pas mbylljes së mëparshme me 111,4 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 103,25 dollarë për fuçi, me një humbje prej 4,23 për qind pasi u mbyll me 107,82 dollarë për fuçi.

Rënia e çmimeve vjen kryesisht nga raportet se administrata e SHBA-së do të lëshojë 180 milionë fuçi të naftës nga Rezervat Strategjike të Naftës (SPR) për të lehtësuar frikën e ofertës dhe për të lehtësuar çmimet.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Administrata e Informacionit të Energjisë (EIA), SHBA aktualisht po ruan 568,3 milionë fuçi të naftës bruto në rezervat e saj.

SHBA po ashtu është kontribuesi më i madh në planin e rezervave emergjente të EAI-së, duke furnizuar 30 milionë fuçi.

Megjithatë, shumë ekspertë thonë se masa është pritur me indiferencë, me tregun që po vendos në pikëpyetje aftësinë e vendit për ta bërë këtë pasi përpjekjet e saj të mëparshme për të shitur naftë nga shitjet emergjente të naftës nuk arritën të lehtësojnë çmimet.

Raportet e lëshimit të SPR-së nga SHBA-ja vijnë një ditë para takimit të prodhuesve kryesor të naftës OPEC+, anëtare e të cilës është edhe Rusia.

Grupi do të vendosë për prodhimin e tyre për muajin maj. Përveç rritjeve të lehta të prodhimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Rusia duke filluar nga muaji maj, grupi pritet ta mbajë të pandryshuar skemën e prodhimit prej 400 mijë fuçi në ditë.

Duke kufizuar rëniet e mëtejshme, inventarët në SHBA ranë për 3,4 milionë fuçi në 409.9 milionë fuçi krahasuar me pritjet e tregut për një rënie prej 1,6 milion fuçi.

Ndërkohë, ngërçi në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdon të mbështesë lëvizjet rritëse të çmimeve.

Kreu i delegacionit rus në bisedimet e paqes me Ukrainën, Vladimir Medinsky, tha se në takimin e kësaj jave në Turqi është arritur "njëfarë progresi".

Investitorët e naftës vazhdojnë të monitorojnë zhvillimet në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)