23 Prill 2024

Çmimet e naftës rriten serish për shkak të tensioneve gjeopolitike

New York, 28 janar - Çmimet e naftës janë rritur mes shqetësimeve për rënie të mëtejshme të furnizimit me naftë për shkak të tensioneve gjeopolitike që lindin nga kriza midis Rusisë dhe Ukrainës.

Nafta e papërpunuar standarde ndërkombëtare ‘Brent’ u tregtua me 88,59 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm, duke shënuar një rritje prej 0,48 për qind pas mbylljes së mëparshme me 88,17 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan ‘West Texas Intermediate’ (WTI) u tregtua me 87,17 dollarë për fuçi, duke shënuar një rritje prej 0,65 për qind pas mbylljes së mëparshme me 86,61 dollarë për fuçi.

Çmimet e naftës janë në rritje, të ndihmuar nga vendimi i prodhuesve kryesorë të naftës për vazhdimin e politikës së tyre të rritjes së kufizuar të prodhimit.

Kriza e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës po ashtu ka rritur shqetësimet për një kompromis në furnizimin me gaz në Evropë në përgjigje të sanksioneve të mundshme kundër Rusisë. Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, John Kirby, në 24 orët e fundit njoftoi një ngritje ushtarake ruse në rajonet afër kufirit me Ukrainën dhe Bjellorusinë.

Ndërkohë, investitorët janë të fokusuar në takimin e planifikuar për më 2 shkurt të grupit OPEC dhe aleatëve, OPEC+. Grupi tashmë një kohë po përpiqet të arrijë kuotën e synuar të prodhimit prej 400 mijë fuçish në ditë.

Ekspertët parashikojnë se në muajin mars grupi OPEC+ do të qëndrojë besnik ndaj politikës së tij aktuale të prodhimit, megjithëse furnizimi do të vazhdojë të tkurret përballë kërkesës në rritje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)