03 Tetor 2022

Çmimet e naftës rritën në 109,70 dollarë për fuçi

New York, 4 maj - Çmimet e naftës u rritën në 109,70 dollarë për fuçi sot pasi shefja i Komisionit Evropian propozoi embargo të naftës ndaj Rusisë.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent kushtoi 108,63 dollarë për fuçi në orën 14:00 GMT, një rritje prej 3,49 për qind pas mbylljes së seancës së mëparshme me 104,97 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 106,14 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë, me një rritje prej 3,64 për qind pasi seanca e mëparshme u mbyll me 102,41 dollarë fuçi.

Komisioni Evropian propozoi “ndalim të plotë të importit për gjithë naftën ruse në det dhe tubacione, të papërpunuar dhe të rafinuar”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian në Francë.

Pas miratimit, ndalimi i naftës së papërpunuar do të hynte në fuqi gjashtë muaj më vonë dhe do të ndalonte produktet e rafinuara të naftës deri në fund të vitit.

BE-ja importoi rreth 30 për qind të naftës së papërpunuar ruse në vitin 2021, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA). Brenda Bashkimit Evropian, Gjermania blen pjesën më të madhe të naftës ruse, me 555.000 fuçi në ditë në vitin 2021, sipas IEA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)