11 Gusht 2022

Çmimet e naftës në tregun botëror bien serish

New York, 12 korrik - Çmimet e naftës në tregun botëror kanë rënë sot për shkak të kufizimeve të reja të vendosura për shkak të COVID-19 në Kinë.

Frika nga një ngadalësim i ekonomisë globale po inkurajon shqetësimet për rënien e kërkesës për energji.

Çmimi referent ndërkombëtar i naftës i llojit Brent ishte 105,38 dollarë për fuçi, pasi çmimi ra për 1,60 për qind, pas mbylljes së seancës së mëparshme kur çmimi ishte 107,1 dollarë për fuçi.

Vlera referente amerikane West Texas Intermediate (WTI) po tregtohej me çmim prej 102,17 dollarë për fuçi pas rënies së çmimit për 1,84 për qind, pas çka në seancën e mëparshme ishte 104,09 dollarë për fuçi.

Duke ushtruar presion në rënie mbi çmimet, pasiguritë ekonomike të shkaktuara nga frika e një recesioni global po rriten.

Në Kinë, shumë qytete po prezantojnë masa të reja kundër COVID-19, gjë që ndikon gjithashtu në çmimet e naftës dhe tregun global.

Një tjetër faktor kyç që ndikon në çmimet e naftës është lufta Rusi-Ukrainë. Sanksionet perëndimore kundër Moskës për luftën në Ukrainë kanë çrregulluar flukset tregtare të naftës së papërpunuar dhe karburantit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)