07 Maj 2021

Çmimet e konsumit në Eurozone parashikohet të rriten me 1,6 për qind

Bruksel, 30 prill - Çmimet e konsumit në zonën e euros parashikohet të rriten në prill me 1,6 për qind më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar dhe nga 1,3 për qind në mars, njoftoi zyra e statistikave e bllokut.

Ndër përbërësit kryesorë të inflacionit në zonën e euros, energjia pritet të ketë pasur normën më të lartë vjetore në prill me 10,3 për qind, krahasuar me 4,3 për qind në mars, sipas vlerësimit aktual të Eurostatit.

Pasuan shërbimet me 0,9 për qind, ushqimi, alkooli dhe duhani me 0,7 për qind, dhe mallrat industriale jo-energjetike me 0,5 për qind.

Në prill, niveli më i lartë i indekseve të harmonizuara të çmimeve të konsumit (IHÇK) u regjistrua nga Malta (2,9 për qind), ndërsa Luksemburgu e kishte më të ultën me 0 për qind.

Eurozona përfaqëson vendet anëtare që përdorin euron si monedhën e tyre të vetme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)