23 Janar 2022

Çmimet e konsumit në Argjentinë u rritën 54 për qind

Buenos Aires, 16 janar - Vitin e kaluar, çmimet e konsumit në Argjentinë u ngritën 54 %, duke shënuar rritjen më të lartë në 28 vjetët e fundit.

Rritja është pak më e ulët se 54.6 % që kishin parashikuar ekonomistët në një sondazh të bankës qendrore të zhvilluar në dhjetor.

Muajin e kaluar, çmimet e konsumit në Argjentinë u ngritën 3.7 %, nga 4.1 % që ishte parashikimi i ekonomistëve,

sipas të cilëve sivjet inflacioni do të ruajë nivelin e lartë prej 42.2 %.

Kontrolli i inflacionit, që ka pasur rritje të ndjeshme që prej futjes së vendeve të Amerikës Jugore në krizën ekonomike të vitit 2018, do të jetë një provë e vështirë për presidentin Alberto Fernandez, që i ka dhënë përparësi rritjes ekonomike.

Kriza ekonomike argjentinase e ka dëbësuar monedhën argjentinase peso dhe ka shtuar varfërinë e papunësinë.

Kjo shkaktoi humbjen e ish-presidentit Mauricio Macri të Partisë Konservatore në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara në tetorin e vjetshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)