04 Shkurt 2023

Çmimet botërore të ushqimeve thyen rekorde

Romë, 3 shkurt - Çmimet botërore të ushqimeve u rritën me 19.5 për qind në nivel vjetor, treguan të dhënat nga janari i këtij viti, ndërsa i publikoi sot Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s (FFPI) ishte 135,7 pikë muajin e kaluar, 22,2 pikë më shumë nga janari 2021 ndërkohë që të gjithë nëngrupet shënuan rritje të ndjeshme.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s gjurmon ndryshimet mujore në çmimet ndërkombëtare të pesë grupeve kryesore ushqimore.

Indeksi i çmimeve të grurit u rrit 12.5 për qind nga viti i kaluar, në 140.6. Indeksi i çmimit të vajit vegjetal të FAO arriti nivelin më të lartë muajin e kaluar, duke u rritur për 47.6 pikë në 185.9 nga janari 2021.

Indeksi i çmimeve të sheqerit u rrit me 19.7 për qind në nivel vjetor ndërsa çmimet e mishit u rritën për 17.3 për qind në janar në nivel vjetor për shkak të kërkesës së fortë globale.

Indeksi i çmimeve të qumështit ishte mesatarisht 16.9 për qind më i lartë se në vitin 2020.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)