28 Mars 2024

Bursat europiane mbyllen pozitive

Londër, 30 mars - Tregjet europiane kanë arritur të mbyllen në territor pozitiv me sektorin e minierave që realizuan edhe performancën më të mirë për shkak të rritjes së çmimeve të metaleve, ndërsa bankat kanë humbur në sesionin e sotëm.

Treguesi Paneuropian FTSEurofirst 300, i aksioneve kryesore europiane u mbyll në rritje me 0,2%. Kompanitë minerare si Anglo American, Kazakmys, BHP Billiton, Xstrata dhe Rio Tinto u rritën nga 0.6 deri në 3.3%.

 

Ndërkohë për përsa i përket fituesve individualë Vodafone u rrit me 3%, pasi Sunday Telegraph raportoi se kjo kompani po zhvillon bisedime për një “join-venture” me kompaninë amerikane Verizon Communication në pagesën e dividentëve. Ndërsa një zëdhënës i Vodafone preferoi të mos prononcohej mbi këtë çështje.

Ndërkohë sektori bankar ishte dhe interpretuesi më i keq i tregut për ditën e sotme. Bankat si, Barclays, HSBC, Credit Agricole, Commerzbank dhe Deutsche Bank shënuan rënie prej 0.1 deri në 1.7%. Ndërsa Allied Irish Banks dhe Bank of Ireland ranë respektivisht me 19.6 dhe 10.5%, pasi qeveria irlandeze po përgatitet për të marrë nën kontroll një pjesë më të madhe të sektorit financiar në këtë vend, nga ç’ishte parashikuar më parë.

Ndërkohë Wall Street po zgjeron fitimet, ndërsa kompanitë energjitike po realizojnë interpretimin më të mirë, për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe dobësimit të dollarit amerikan në raport me euron.  Indeksi energjitik GSPE fitoi 1.8% të vlerës, ndërsa çmimi i naftës u rrit me rreth 3%, përmbi 82 dollarë. Përsa i përket korporatave individuale, Citigroup shënoi një rënie prej 2,6%, pasi Thesari Amerikan deklaroi se do të shesë përgjatë këtij viti 7,7 miliardë aksione zotëron në CitiGroup.

Indeksi i shpenzimeve të konsumatorit është rritur me 0,3% në muajin shkurt konform edhe parashikimeve të analistëve. Ky është muaji i pestë me radhë që ky indeks shënon rritje. Ndërsa të ardhurat personale kanë mbetur të pandryshuara në krahasim me janarin, ndërsa tregu parashikonte një rritje të lehtë prej 0,1%.

/Scan TV/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)