18 Prill 2024

Bursat europiane hapen në rënie

Londër, 28 mars - Aksionet evropiane ranë të premten, pasi u mbyllën në maja pothuaj 18-mujore një ditë më parë. Bankat ishin ato që humbën më shumë pikë, pasi frika mbeti në tregje rreth ekonomike periferike të Evropës.

Paradite, indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore ra 0,5 përqind. Ky indeks është rritur 3,1 përqind këtë vit. Bankat humbën terren, pas fitimeve të fuqishme të sesionit të kaluar. Nordea Bank, Standard Chartered dhe Credit Suisse ranë nga 0,4 në 2,7 përqind.

Ekonomistët mendojnë se nuk do të ketë shumë entuziazëm në tregje për marrëveshjen për Greqinë, të cilën e konsiderojnë më tepër si mbulim gropash të hapura sesa si zgjidhje të problemeve. Liderët e eurozonës dhe FMN-ja ranë dakord të enjten të sigurojnë një rrjet të përbashkët financiar sigurie për Greqinë e mbytur në borxhe, por plani nuk i shoi frikërat mbi ekonomitë e tjera të dobëta në Evropë, si Portugalia dhe Spanja.

Stoqet energjitike sot nuk ishin të favorizuara në tregje. British Petroleum, British Gas Group dhe Total humbën nga 0,3 në 0,6 përqind. Kompania Cable & Wireless Communications shënuan një rënie të çmimeve pothuaj 63 përqind, pasi çmimet u rishikuan prej shpërbërjes së Cable & Wireless Worldwide, e cila fillimisht ishte vlerësuar me rritje çmimi prej 25 përqind.
/Scan TV/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)