29 Mars 2024

Bullgaria për bashkëpunimin ekonomik me Kosovën

Prishtinë, 11 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim Ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Nikolay Mladenov.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu shprehu falënderimin e tij dhe popullit të Kosovës, për institucionet dhe popullin bullgar, për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që Bullgaria i ka dhënë Kosovës na vazhdimësi.

“Momenti i njohjes i pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Bullgaria ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë”, tha Presidenti Sejdiu.

Duke folur për bashkëpunimin midis dy shteteve, Presidenti Sejdiu tha se fakti se Kosova dhe Bullgaria janë shumë afër fizikisht mundëson lëvizjet e qytetarëve dhe bashkëpunimin e bizneseve.

Presidenti Sejdiu theksoi se Kosova ka ende probleme ekonomike dhe sociale, por është e përkushtuar për t’i tejkaluar sa më parë ato.

Ai gjithashtu theksoi se Kosova nuk ka vizion tjetër pos integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Duke folur, për përkrahjen e mëtutjeshme që Bullgaria i ofron Kosovës, Ministri i Jashtëm Bullgar, Nikolay Mladenov i rikonfirmoi Presidentit Sejdiu mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë për Kosovën. “Mbështetja e Bullgarisë për Kosovën është shumë e sinqertë dhe si e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Po ashtu, ne mbështesim fuqishëm perspektivën evropiane të Kosovës. Pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe nuk mund ta kthejmë kohën prapa, me këtë mesazh flasim kudo në rajon”, tha ministri Mladenov.

Ai më tej tha se Bullgaria ka mundësi të mëdha të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe kulturor me Kosovën dhe se këto mundësi duhet të shfrytëzohen.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë thellimin e bashkëpunimit rajonal, në mënyrë që të bëhet integrimi i rajonit”, tha Mladenov.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)