28 Mars 2024

Bllokohet miratimi i reformës financiare të Presidentit Obama

Washington, 20 maj - Reforma e planifikuar financiare e Presidentit amerikan, Barack Obama për një kontroll më të rreptë të Wall-Street-it po ndeshet me një rezistencë të ashpër që nuk ishte paparishikuar.

Republikanët opozitarë ia dolën të bllokojnë një miratim të shpejtë në Senatin Amerikan. Dy senatorë nga partia e Obamës iu bashkuan republikanëve dhe ndihmuan kështu arritjen e numrit të duhur të senatorëve për bllokimin e reformës.

Një miratim i ri është shtyrë për në mbrëmjen e së enjtes. Reforma financiare konsiderohet si një nga planet më të rëndësishme në politikën e brendshme të Presidentit amerikan.

Obama synon me këtë reformë mbikqyrjen më të rreptë të bankave, me qëllim mospërsëritjen e tronditjeve të rënda financiara, si ajo e vitit 2008. Ndërkohë në Dhomën e Përfaqësuesve reforma është miratuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)