28 Mars 2024

Bitcoin rikthehet pasi humbi më shumë se 18 për qind brenda një jave

Londër, 24 shkurt - Vlera e Bitcoin-it është rikthyerpasi humbi më shumë se 18 për qind brenda një jave pasi tensionet në rritje midis Rusisë dhe Ukrainës larguan investitorët nga asetet e rrezikshme drejt atyre më të sigurta, kah metalet e çmuara.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë për nga kapitalizimi i tregut, shënoi rënie në 36,404 dollarë të martën, niveli më i ulët që nga 28 janari.

Kjo shënoi një rënie javore prej 18.3 për qind që nga 15 shkurti, kur Bitcoin u mbyll me 44,559 dollarë.

Në orët e mëngjesit, çmimi i Bitcoin-it tregtohej me 38,904 dollarë, me një fitim ditor prej 3 për qind.

Vlera totale e tregut të kriptove ishte gjithashtu në 1.76 trilion dollarë me një rritje ditore prej 4.5 për qind.

Gjithashtu dhe Ethereum pa një rimëkëmbje, duke arritur një fitim ditor prej 6.9 për qind në 2.720 dollarë.

Altcoini më i madh në botë për nga vlera e tregut regjistroi rënie të çmimit të saj me 21.4 për qind brenda një jave në 2.500 dollarë të martën.

Metalet e çmuara, nga ana tjetër, përjetuan një zmbrapsje nga nivelet e tyre të larta mujore.

Ari ishte në 1,895 dollarë për ons me një rënie prej 0.17 për qind, pasi u ngjit të martën deri në 1,914 dollarë, niveli më i lartë i saj që nga 1 qershori i vitit të kaluar.

Argjendi më parë ra në 24,03 dollarë për ons, duke u ulur krahasuar me nivelin e lartë të seancës së mëparshme prej 24,37 dollarësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)