06 Dhjetor 2022

Bilanci tregtar i BE-se shënon 118 miliardë dollarë suficit

Bruksel, 17 shtator - Autoriteti statistikor i Bashkimit Evropian ka njoftuar se bilanci i tregtisë së jashtme të Bashkimit Evropian regjistroi suficit prej 99.7 miliardë euro apo 118.4 miliardë dollarë në periudhën janar-korrik.

Shifra shtatë-mujore ishte më ulët nga 101.8 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat e Eurostat.

Eksportet e mallrave të bllokut 27 anëtarësh ranë për 12.2 për qind nga viti në vit për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), duke arritur në 1.1 trilionë euro në shtatë muajt e parë të këtij viti.

Importet e saj nga pjesa tjetër e botës arritën në 990 miliardë euro, me një rënie prej 13 për qind gjatë të njëjtës periudhë.

Tregtia brenda-BE27 gjithashtu shënoi rënie me 11.9 për qind në bazë vjetore në gati 1.6 trilionë euro në periudhën janar-korrik.

SHBA-të ishin tregu më i madh për eksportuesit e BE-së me 203 miliardë euro, e cila paraqet një tkurrje prej 9.9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregjet tjera kryesore të eksportit të BE-së janë Britania e Madhe, Kina, Zvicra, Rusia dhe Turqia.

Nga ana tjetër, Kina ishte burimi kryesor i importeve, me 216.7 miliardë euro, një rritje vjetore prej 4.9 për qind në periudhën janar-korrik.

Ajo u pasua nga SHBA-të, Britania e Madhe, Zvicra, Rusia dhe Turqia.

Në periudhën janar-korrik, bilanci tregtar i bllokut pa deficitin më të lartë me Kinën, 104.8 miliardë euro dhe suficitin më të madh me SHBA-të, me 82.7 miliardë euro (98 miliardë dollarë).

Turqia ishte partneri i gjashtë më i madh tregtar i BE-së në shtatë muajt e parë të këtij viti, me një vëllim tregtar prej 72.5 miliardë euro.

Eksportet e BE-së në Turqi arritën në 37.8 miliardë euro ndërsa importet nga vendi arritën 34.7 miliardë euro gjatë të njëjtës periudhë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)