04 Tetor 2022

Bie shitja e automjeteve franceze

Paris, 2 maj - Shitjet e prodhuesve francezë të automobilave shënuan rënie prej 88,8 për qind në muajin prill, treguan statistikat të premten, që pasqyrojnë efektet e pandemisë së koronavirusit në ekonominë kombëtare.

Deri të kjo rënie ka ardhur si rezultat i masave të bllokimit mbarëkombëtar në vend që nga 17 marsi, ku janë mbyllur shitjet e makinave, si dhe blerjet dhe regjistrimet e automjeteve të reja të pasagjerëve dhe komerciale.

Shitjet e makinave në këtë kohë vitin e kaluar kishin rreth 220.000 sosh, me 188.195 regjistrime. Këtë prill, numri i përgjithshëm i regjistrimeve, pra shitja e përgjithshme e automjeteve të pasagjerëve, ishte 20,997.

Francois Roudier, zëdhënës i Komitetit të Prodhuesve të Automjeteve Franceze (CCFA), i cili gjurmon statistikat për të gjitha automjetet, tha: "Do të jetë plani i rimëkëmbjes ai që do të përcaktojë gjendjen e tregut gjatë këtij viti. Ka shumë të panjohura".

Tregu i automjeteve në Francë është i dominuar nga "PSA Groupe", i cili përfshin markat Peugeot, Citroen, DSA dhe Opel; dhe "Renault Groupe", i cili përfshin markat Renault, Dacia dhe Alpine.

Në vitin 2020 parashikohet një rënie prej 20 për qind, ndërsa tregu global i makinave shënoi rënie prej 40 për qind në mars.

Për të ndihmuar procesin e rimëkëmbjes, Komisioni Evropian këtë javë njoftoi një hua të garantuar nga shteti francez prej 5 miliardë eurosh, për të ndihmuar "Renault Groupe".

"Kjo do të ndihmojë Renault të arrijë likuiditetin që i nevojitet urgjentisht për të përballuar pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit", tha nënkryetarja e Komisionit Evropian Përgjegjëse për Konkurrencën, Margrethe Vestager.

Ndërsa masat e bllokimit i afrohen javës së shtatë dhe koronavirusi është përhapur në të gjithë botën, statistikat ekonomike reflektojnë një mungesë të aktivitetit të konsumatorit dhe pasojat e tij.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Francës shënoi rënie prej 5,8 për qind në tremujorin e parë dhe parashikohet të bjerë 8 për qind deri në fund të vitit, që është rënia më e madhe e saj që nga viti 1949.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022 - Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. (Kabineti i kryetarit, ora 12:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ=së, ora 13:30)