20 Prill 2024

Bie çmimi i naftës në 95,34 dollarë për fuçi

New York, 10 nëntor - Çmimet e naftës kanë shënuar rënie pasi lojtarët e tregut u përqendruan në rënien ekonomike nga bllokimet në Kinë, vendi më i madh që konsumon naftë në botë.

Standardi ndërkombëtar i përpunuar ‘Brent’ mëngjesin e sotëm tregtohej me 95,34 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie prej 0,02 për qind nga çmimi i djeshëm me 95.36 dollarë.

Standardi amerikan ‘West Texas Intermediate’ (WTI) tregtohej me 88,87 dollarë për fuçi, gjegjësisht me një humbje prej 0,04 për qind nga dita e djeshme kur tregtohej me 88,91 dollarë për fuçi.

Rënia e çmimeve në Kinë është shkaktuar kryesisht nga shqetësimet për kërkesën pasi vendi vazhdon të vendosë bllokime dhe masa të tjera në përputhje me politikën e saj “zero-COVID”.

Në të kundërtën e konsensusit të tregut për një rritje prej 1.1 milionë, Instituti Amerikan i Naftës (API) mbrëmë vonë raportoi vlerësimin e tij për një rritje prej mbi 5.6 milionë fuçi në rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA.

Një rritje më shumë se sa pritej e rezervave sinjalizon një rënie të kërkesës së naftës së papërpunuar, duke rënduar më tej çmimet.

Sot më vonë, Administrata e Informacionit të Energjisë në SHBA (EIA) do të publikojë të dhënat zyrtare të rezervave të naftës dhe nëse konfirmohet një rritje në nivelet e rezervave, çmimet do të bien.

Megjithatë, shqetësimet e investitorëve për mungesën e furnizimit kufizuan humbjet e mëtejshme pasi vendet e Bashkimit Evropian (BE) përgatisin sanksione ndaj eksporteve ruse të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi më 5 dhjetor në përgjigje të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)