09 Shkurt 2023

Biden u kërkon firmave të naftës të mos përfshihen në rritje “të tepruara” të çmimeve

Washington, 8 mars - Presidenti amerikan, Joe Biden, u shpreh se vendimi për të ndaluar importet e naftës ruse është marrë “në konsultim të ngushtë” me aleatët e Amerikës. Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha se pas ndalimit të gazit rus pritet që çmimet të rriten.

Biden u kërkon firmave të naftës që të mos përfshihen në rritje “të tepruara” të çmimeve.

“Do të ketë kosto edhe këtu në Shtetet e Bashkuara,” tha ai, por theksuar se ky është çmimi që duhet paguar për “mbrojtjen e lirisë”.

Ndër të tjera Biden u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin “duket i vendosur të vazhdojë rrugën e tij pavarësisht kostove”.

Më herët Presidenti amerikan Joe Biden shpalli zyrtarisht ndalimin e importeve të naftës ruse si hakmarrje ndaj pushtimit të Ukrainës. Ai tha se kjo lëvizje do të thotë se “populli amerikan do t’i japë një goditje tjetër të fuqishme” udhëheqjes së Putinit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)