20 Prill 2024

BE prezanton projektin që mbështet reformën e sektorit të shërbimeve në Kosovë

Prishtinë, 25 janar - Sot, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, së bashku me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë prezantoi projektin e binjakëzimit të financuar nga BE-ja, i cili do të ndihmojë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit (MSA) lidhur me Direktivën e BE-së 2006/123/KE për Shërbimet.

Në dy vitet e ardhshme, projekti i financuar nga BE-ja në vlerë prej 1 milion € do të mbështetë qeverinë e Kosovës që të krijojë bazën për një mjedis të qëndrueshëm për zhvillimin e sektorit privat në përputhje me acquis të BE-së dhe kërkesat e MSA-së.

Përafrimi i legjislacionit kombëtar me Direktivën e BE-së për Shërbimet i arritur me ndihmën e projektit mund të heqë pengesat administrative dhe rregullatore për ofrimin e shërbimeve falas.  

Harmonizimi i rregulloreve sektoriale me Direktivën e BE-së për Shërbimet inkurajon thjeshtësimin dhe digjitalizimin e procedurave administrative në mënyrë që të lehtësohet procesi i marrjes së licencave për aktivitete specifike në sektorin e shërbimeve.

Kohëve të fundit, Kosova ka shënuar progres në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike. Vendosja e një pike kontakti në bazën e të dhënave të shërbimeve lejon qasje më të lehtë për hisedarët në kornizën ligjore që rregullon aktivitetet e shërbimit në Kosovë.

Bashkëpunimi në kuadër të projektit të binjakëzimit ndërmjet BE-së, Kroacisë, Gjermanisë dhe Kosovës do të zhvillojë më tej reformën e sektorit të shërbimeve në Kosovë.

Ky bashkëpunim do të përqendrohet në zhvillimin e një pike unike kontakti me bizneset, në mënyrë moderne dhe të lehtë për përdorim, bazuar në kornizën e krijuar rregullatore në përputhje me dispozitat e Direktivës së BE-së 2006/123/EC për Shërbimet.

Vendosja e pikës unike të kontaktit do ta bëjë më tërheqëse dhe më të lehtë për kompanitë që të bëjnë biznes në Kosovë, si dhe do të ofrojë një platformë për procese më të shpejta administrative dhe zgjidhje më të mira të e-qeverisjes.

Projekti synon të ndihmojë në mundësimin e hyrjes më të lehtë në treg për bizneset, duke rritur numrin e sipërmarrësve konkurrues, dhe të nxisë novacionin duke ofruar më shumë mundësi si dhe më shumë zgjedhje për konsumatorët kosovarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)