19 Prill 2024

Banka Qendrore e Austrisë, Shumë kredi të këqia në lindje

Vjenë, 3 mars – Banka Qendrore e Austrisë deklaroi se rajoni i Europës në zhvillim ende nuk e ka prekur kulmin e deklarimit të kredive të këqija. Në një raport të komisionit të supervizionit të bankës qëndrore të austrisë thuhet në është ende herët për të parë kulmin në kreditë e këqia dhe për të deklaruar një të ardhme më të qartë.


Austria është një nga vendet me prezentë të theksuar të sistemit bankar në europën qëndrore dhe lindore. Kështu Banka e Austrisë, një divizjon ky i bankës italiane Unicredit, Erste Group Bank dhe  Raiffeisen International konsiderohen si ndër kredituesit kryesore të ekonomisë së bllokut ish komunist.


Në raportimet vjetore të bëra në javën e kaluar bankat e mësipërme treguan për rënie të konsiderueshme deri në 78% të fitimeve për divizjonet e tyre bankare në këtë rjaon. Lindja e europës u prek rëndë nga kriza e likuiditetit për shkak të kreditimit masiv në monedhën e përbashkët europiane.

 

Vendet më të prekura janë Hungaria, Ukraina dhe Rumania.
Njëkohësisht në deklaratën e Bankës Qëndrore të Austrisë thuhet se bankat austriake kanë të nevojshme shtimin me disa dhjetëra miliardë euro të kapitalit bazë për të qënë në përputhje me rregullat e BASEL 3. Por ajo shtoi se sistemi bankar austriak është i aftë të menaxhojë risqet e kreditit në këtë kohë të krizës. 


Banka shtoi se në takimin e afërt të Bankës Qëndore Europiane çështja primare që do të diskutohet është edhe normat e kreditimit në monedhë të huaj për Europën Lindore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)