01 Gusht 2021

ATK dhe Dogana sekuestrojn mall pa dokumentacion

Prishtinë, 6 tetor - Gjatë ditës së sotme Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë zhvilluar aksion në Prishtinë,  në shtatë (7) lokacione të ndryshme, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të ekonomisë jo-formale në sektorin që veprimtari ka shitjen dhe servisimin e telefonave mobil, të njohur ndryshe edhe si mobi shop, i cili është vlerësuar paraprakisht se ka risk të lartë të in-formalitetit.

Si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar 46 telefona mobil dhe tableta si mall pa dokumentacion, po ashtu gjatë ekzaminimit të dokumentacionit është hasur edhe në mungesë të stoqeve apo nën-deklarim.

ATK të gjitha aktivitetet e saj për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale i ka në harmoni me Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-formale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2019-2023, si dhe bazuar në Planin Operative të ATK-së, analizën e riskut dhe Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)