31 Korrik 2021

ASK publikon “Statistikat e Hotelerisë në Kosovë”

Prishtinë, 3 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Hotelerisë në Kosovë” për tremujorin e dytë (TM2) 2020.

Në TM2 2020 pjesë e anketës ishin 199 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. 

Për shkak të pandemisë, me vendim të Qeverisë së Kosovës, hotelet kanë qenë të mbyllura gjatë muajve prill dhe maj 2020. Andaj, të dhënat e publikuara në këtë tremujor paraqesin rezultatet vetëm të muajit qershor 2020, pasi hotelet kanë filluar të punojnë nga data 01 qershor 2020.

Në TM2 2020, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 6 831, prej tyre 47.96% janë vendorë dhe 52.07% janë të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 10 466, prej tyre 48.45% nga vendorët dhe 51.55% nga të huajt. 

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës, me 2 439 vizitorë dhe 3 626 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit  2017 - 2019. 

Për më shumë informata lidhur me Statistikat e Hotelerisë, vizitoni:http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/hotelet-dhe-turizmi







 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)