09 Shkurt 2023

Asgjësohen 300 kg mish në Skënderaj

Skënderaj, 21 mars - Është identifikuar, asgjësuar dhe groposur një sasi e mishit prej 300 kg, pa dokumentin e deklarimit dhe i prishur, fal bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës, kur Policia e Kosovës ka identifikuar automjetin që po transportonte mishin. Në këtë rast, është ftuar Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Skenderajt dhe Prokuroria, që kanë ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personit të kapur në flagrancë.

Sasia e mishit është asgjësuar dhe groposur sipas procedurave të kërkuara, nga Kompania “Uniteti”.

Pas këtij rasti, ka reaguar edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, i cili ka thënë se shëndeti publik dhe jeta e qytetarit, janë të shenjta.

“Dhe derisa janë të tilla, do të godasim me forcën e ligjit kudo që ka veprime të paligjshme në tregti, veçmas në rastet kur haset në shitje të gjerave ushqimore me afat të skaduar.

Fal koordinimit dhe bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt, Policisë dhe Prokurorisë, janë identifikuar, asgjësuar dhe groposur rreth 300 kg mish”, është shprehur Nura, duke i ftuar të gjithë qytetarët të lajmërojnë Inspektoratin dhe organet tjera relevante, për cdo parregullsi apo shkelje ligjore.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)