19 Qershor 2021

Arrestohet një oficer doganor dhe një person për mito dhe kontrabandim

Prishtinë, 19 maj - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë njësit e Doganës kanë gjetur sasi të barnave në një veturë në afërsi të pikë kalimi kufitar dhe në bazë të dyshimit të arsyeshëm është arrestuar personi dhe zyrtari doganor.   

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka thënë së në orët e mbrëmjes, zyrtaret doganor pas dyshimeve kanë ndalur një veturë të dyshimtë për kontrabandë të mundshme të barërave. Pas ndalimit të automjetit është gjetur sasi e konsiderueshme e barërave në pjesën e bagazhit.

''Bazuar në indikacionet e mëtejme, zyrtaret doganor hetues kanë arritur të mësojnë se personi në fjalë posedon edhe një depo të improvizuar private në një parking nëntokësore në Prishtinë.''

''Duke vepruar mbi këto indikacione dhe në bashkëpunim dhe udhëheqje të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, zyrtaret doganor kanë hyrë në këtë depo, ku kane gjetur stok të konsiderueshme të barërave ilegale në sasi prej 17, 923 pako, 359 lloje të barnave'', ka deklaruar Stavileci.

Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyre ka qenë i përfshirë në lejimin e kontrabandës.

Me këtë rast, hetuesit e Doganës pas urdhrit nga Prokurori, kanë arrestuar zyrtarin doganor si dhe personin e dyshimtë, ndërsa barërat ilegale janë sekuestruar të gjitha.

Stavileci ka thënë së suspendimi i zyrtarit përgjegjës do të bëhet me efekt të menjëhershëm, ndërsa që do te iniciohet hetim mbi përgjegjësinë menaxheriale të mbikëqyrësit të zyrtarit në fjalë.

''Dogana siguron publikun se çmojmë lartë shëndetin e qytetarëve te saj, sigurinë e produkteve, sikurse që kërkojmë të luftojmë të gjitha format e keqpërdorimin dhe neglizhencës së detyrës zyrtare, andaj kërkojmë bashkëpunimin e qytetareve, duke i siguruar të gjithë se do të bëjmë gjithçka që identiteti i qytetarëve që bashkëpunojnë të ruhet me kujdes te veçantë'', ka theksuar ai.

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative.






 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)