24 Prill 2024

Zhvatja e Telekomit nga Dardafoni kanos rendin dhe sigurinë në vend

Prishtinë, 15 korrik - Lëvizja Vetëvendosje (LV) ka deklaruar se sot ka marr njoftimin se llogaritë e Telekomit të Kosovës janë bllokuar ashtu që Dardafone net / Devolli të zhvasë një borxh fiktiv të sajuar nëpër procese të orkestruara.

LV konsideron se 24. 6 milionë euro i pretendon pala që sot duhet të ishte e paditur dhe e gjykuar bashkë me nënshkruesit menaxherial e politikë për kontratë me elementë të krimit të organizuar.

Telekomi i Kosovës ato pak të ardhura që i ka në këto momente i ka për pagat e punëtorëve dhe operimin shërbimeve bazike, që me shumë kujdes e kursim po i përdorë menaxhmenti i ri.

"Çdo veprim që po bëhet mbi Telekomin është i orkestruar dhe i toleruar në bashkëpunim me drejtuesit politikë që gjenden në Qeverinë e Kosovës dhe partnerët e tyre politikë të klubit PLAN me të cilët po i kryejnë pazaret e të gjitha niveleve."

"Për t'u theksuar është zelli i gjyqtares në Gjykatën Themelore, që mes mijëra lëndëve që presin me vite, në kohë rekorde, në më pak se 2 javë ka nxjerrë një vendim me peshën e rrënimit të Telekomit e në favor të Dardafone.net e Devollëve", vlereson LV.

LV konsideron me tutje se padrejtësinë dhe turpin e Gjykatës Themelore nuk duhet ta tolerojë Gjykata e Apelit në të cilën tashmë është kontestuar ai vendim i padrejtë dhe që i shkakton dëme të mëdha Telekomit.

Ky rast sipas LV-se e dëshmon nevojën edhe më të madhe të procesit të vettingut në mënyrë që vendi ynë përfundimisht të ketë gjyqtarë të pavarur dhe të pakorruptuar që nuk i nënshtrohen politikës dhe nuk shkatërrojnë ekonominë.

"Edhe njëherë theksojmë se Telekomi i Kosovës është çështje e sigurisë shtetërore, e sigurisë së 2350 punëtorëve të Republikës së Kosovës dhe e gjithë sektorit të komunikimeve elektronike e shumë ndërmarrjeve tjera publike e private të lidhura me Telekomin", thekson me tutje LV

Kjo sipas LV-se duhet të ndalet sa më parë dhe heshtja e Prokurorisë e Qeverisë është e patolerueshme.

"Grupi ynë parlamentar e shtroi këtë çështje ditën e hënën 13 korrik, para Kuvendit, si çështje urgjente, por deputetët e kapur pas pushtetit korruptiv nuk pranuan ta fusnin në rend të ditës."

"Edhe Kuvendi duhet sa më parë ta trajtojë këtë çështje dhe të marrë qendrim për ta ndalur këtë kanosje të rendit e sigurisë në vend", thekson ne fund LV.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)