06 Dhjetor 2022

Tuneli më i famshëm në Shqipëri

Kukës, 23 maj - Sirena dhe bori të stërzgjatura fillojnë të dëgjohen që prej thellësisë së tunelit, të cilat nëse do të mbyllje sytë një çast të krijonin përshtypjen sikur ndodhesh pranë ndonjë karvani dasmorësh. Është rihapur tuneli. Ato ishin makinat e para që kalonin në të që prej shembjes fatale të 5 nëntorit 2009.

Autobusë dhe makina, automjete të të gjitha tonazheve parakaluan një e nga një para autokolonës sonë në krahun e tjetër të tunelit të cilët gjithashtu ishin duke pritur për të kaluar përtej.

Pavarësisht madhësisë dhe llojit, të gjithë kishin një të përbashkët, borinë ndezur deri në çjerrjen e pajisjes ashtu siç çirret zëri i tifozëve nëpër stadiume.

"Shokë hapni rrugën dhe hipni në makina", është togfjalëshi i kontrollorit të tunelit, i cili na sinjalizon se tashmë është radha jonë për të kaluar.

I lëshuar si pa të keq në momentet e një fluksi pune, ky togfjalëshi i ardhur prej thellësisë së të pandërgjegjshmes njerëzore, tingëlloi keq në veshin e një drejtuesi lokal, i cili për atë ditë të shënuar kishte vendosur një kravatë ku mbi të kishte të stampuar flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fjala "shokë" ishte përdorur disa vite më parë, e cila pjesës më të madhe të shqiptarëve iu sjell ndërmend kujtime te këqija të së shkuarës.

Atje tej të ulur në një nga baret e improvizuara mes malesh kundrojnë punonjësit turq të kompanisë "Enka". Përpiqen të kuptojnë atmosferën e krijuar prej parakaluesve, por më kot. Ndoshta në Turqi kanë arritur të ndërgjegjësohen se investimet publike bëhen me paratë e taksapaguesve.

Ismali është një prej tyre. Ndodhet aty që prej vitit 2007. Të folurit e gjuhës së tij na lejon të bëjmë një dorë muhabet tek ishim duke pritur radhën për të kaluar. "Do të rri edhe ca muaj këtu pasi nuk ka mbaruar puna në të gjithë rrugën.

presoj që të jetë e njëjta atmosferë edhe në muajt në vazhdim",- shprehet ai duke komentuar mbi atë çka po ndodhte përballë nesh, ku militantët nuk kishin harruar edhe kësaj radhe të shpalosnin përkatësitë partiake.

Nuk arritëm ta pyesnim më shumë se ç'ka donte të thoshte Ismaili me atë që sapo artikuloi, pasi na erdhi radha për të kaluar tunelin. Atë e lamë aty bashkë me bashkatdhetarët e tij duke pirë çaj të zi, tejet indiferent ndaj asaj çka po ndodhte jo më larg se 20 metra me tutje.

Domethënien e fjalisë së Ismailit do ta kuptonim pasi të kalonim tunelin, ku mësuam se kalimi do të bëhet me pagesë madje në kantier kishte disa muaj që kishin ardhur pajisjet që do të vendoseshin në hyrjen e çdo krahu për të vjelë tarifën. Po ashtu, në krahun tjetër mësuam se hapja e tunelit tjetër nuk do të bëhej në tetor por vetëm në fund të dhjetorit të këtij viti.

Pas ceremonisë së hapjes dhe inaugurimit të zyrës së kontrollit, takojmë Attilën. Ka kombësi turke, por disa vite më parë ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare. Me një shqipe të rrjedhshme, Attila na shpjegon ecurinë e punimeve.

Por ajo që na intereson më shumë është të mësojmë nëse kalimi nëpër tunel do të jetë me apo pa pagesë, referuar edhe diskutimeve të hapura kohet e fundit.

"I përket autoriteteve shqiptare të vendosin për këtë por një vepër e tillë s'mund të mbahet gjithnjë me fonde të buxhetit të shtetit, sigurisht që duhet vendosur pagesë për kalimtarët, para të cilat do të përdoren për mirëmbajtjen", - shpjegon ai. Mirëmbajtja është llogaritur të kushtojë nga 30 deri në 50 milionë euro në vit.

Dje u hap vetem pjesa jugore e tunelit dhe kalimi do të bëhet me turne dhe në mënyrë të kontrolluar. Kalimi është vetëm me një korsi ndërsa karvani i automjeteve do të jetë i shoqëruar nga makinat e kompanisë që menaxhon sigurinë e tunelit. Është kategorikisht e ndaluar të hysh brenda pa autorizimin e kontrollorëve.

Masat e larta të sigurisë janë marrë për të shmangur aksidentet të cilat automatikisht do të sillnin bllokimin e tunelit. Përgjatë 5.6 kilometrave në të cilat shtrihet tuneli, ndodhen 26 ventilatorë ajrimi, dhjetëra kuti të ndihmës së shpejtë, etj.

Zyra e Kontrollit të sigurisë së tunelit monitoron 24 orë gjithçka që ndodh në tunel nëpërmjet 71 kamerave të vendosura, sistemeve të radiomarrjes, telefonisë, etj. Ndodhemi përsëri në radhe duke pritur të na jepet leje për të kaluar në anën tjetër.

Olldashi: Shembja kushtoi 30 mln euro

Riparimi i shembjes së tunelit të thirrës në nëntor të vitit të shkuar i kushtoi buxhetit të shtetit edhe 30 milionë euro shtesë. Ministri i Transportit dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, konfirmoi dje gjatë ceremonisë së rihapjes së tunelit shifrën e shpenzuar për rregullimin e pjesë së dëmtuar duke përmendur edhe përfitimet që vijnë prej tij.

"Është shumë e rëndësishme për sezonin që afron, shumë e rëndësishme për prodhuesit bujqësorë dhe transportuesit si dhe për shkëmbimin njerëzor midis Shqipërisë dhe Kosovës por edhe më gjërë se sa dy vendet tona.

Kjo rrugë, sikurse provoi vjet rrëzoi parashikimet edhe të më optimistëvve të cilët në fizibilitetet e bëra para ndërtimit të rrugëve parashikonin trafik prej 4 mijë mjetesh në ditë, ndërkohë që ne vjet mbritëm në gati 13 mijë mjete në ditë. Parashikimet për sivjet janë për rreth 16 mijë mjete.", - tha Olldashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

 

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Podujevës. (Teatrin ”Avdush Hasani” në Podujevë, ora 17:30)