28 Mars 2024

Tuneli i Kalimashit pritet të hapet me 15 maj

Prishtinë, 1 prill - Në hapje të Panairit të Turizmit që po mbahet në Prishtinë po prezentohen ofertat e Shqipërisë, Maqedonisë, si dhe ofertat e vendeve tjera përmes agjencive turistike.

 

Në panairin e shtatë me rradhë organizuar nga Ceo dhe nën patronatin e Ministrisë së Tregtisë e Industrisë, po mungonë oferta e Ulqinit. 
Tuneli i Kalimashit do të jetë gati deri në fillim të sezonit turistik, ndërkohë që do të hapet edhe i dyti, ka thënë në hapje të panairit ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Llauka:

“Tuneli besoj se do të hapet me 15 maj më së voni deri në fund të majit dhe jemi të përgatitir…shpresojmë që numri i pushuesbve të Kosovës por edhe i Shqipërisë këti do të jetë më i madh se vitin që shkoi dhe për këtë po përgatitiemi edhe për hapjen e tinelit të dytë.“
 
Zëvendës ministry i Tregtisë e Industrisë Jonuz Kastrati theksoi se panairi është mundësi për prezentimin e ofertave tiristike si të vendeve pjesëmarrëse, ashtu edhe të vet Kosovës. Sipas Kastratit MTI-ja ka intensifikuar përpjekjet për prezentimin e Kosovës:

“Deri tani MTI ka organizuar pjesëmarrjen e këtyre bizneseve në panairin e Stambollit dhe atë të Berlinit si dhe ky që sot po fillon në Prishtinë. Dhe këtë vit ne tash kemi ligjin e ri për tirizmin.”
 
Në panairin e sivjetshëm po mungon oferta e Ulqinit. Jozyrtarisht mësohet se përfaqësuesit e tyre nuk kanë ardhë për shkak se kanë qenë të zënë me pjesëmarrje në panaire nëpër Europë. Kjo mungesë, si duket ka ndikuar që qytetarët të shprehen kritikë ndaj organizimit:

“Mendoj që ka mungesë të kompanive që ofrojnë produkte të tirizmit, si nga Shqipëria, Maqedonia e Mali I Zi. Sidomos nga Mali I Zi po shoh se nuk ka fare, por sidoqëtëjetë edhe po të ishin përsëri mendoj se Shqipëria do të jetë destinacioni kryesor I shqiptarëve të Kosovës.”
 
Edhe një visitor tjetër vlerëson dobët panairin: “Duket më i dobët ndoshta edhe për një arsye, Ulqini nuk është prezent në këto stenda, në përgjithësi është më i dobët.”
 
Panairi do të mebetet i hapur deri me 3 prill.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)