29 Mars 2024

TAV-i së shpejti fillon ndërtimin e aeroportit të Shkupit

Shkup, 9 prill - Kompania turke TAV, duhet të fillojë për rreth një muaj, punimet për ndërtimin e aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh”.

Sipas drejtorit operativ të konsorciumit turk, Murat Ornekol, në rrjedhë e sipër janë ekzaminimi i terrenit si dhe procedura për zgjedhjen e 5 deri më 6 kompanive ndërtimore vendase, që do të jenë nën-kontraktues për ‘TAV Construction’ në Shkup.

Pritet edhe miratimi i planeve dhe dizajnit nga ana e shtetit. Ornekol shpjegoi se fillimisht nuk planifikohet futja e linjës së autobusit nga aeroporti deri në Shkup për shkak të numrit të vogël të udhëtarëve.

Sipas tij, linjën e tillë duhet ta mbulonin të paktën 4 autobusë, që do t\'i kushtonin kompanisë disa milionë euro në vit. Nga kompania TAV, i hodhën poshtë si të pasakta zërat se planifikon ndryshimin e emrit të aeroportit.

Nga ana tjetër, Ornekol konfirmon se paratë për modernizimin e aeroportit janë siguruar nga bankat komerciale në vend, dhe jo nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila zakonisht financon projekte të ngjashme në vendet fqinje.

Sipas tij, BERZH nuk ka treguar interes për projektin, sepse në të fillimisht ishte përfshirë edhe ndërtimi të aeroportit Kargo në Shtip.

Turqit e kompanisë TAV në aeroportin “Aleksandri i Madh” do të ndërtojnë terminale të rinj për udhëtarët, në një hapësirë prej 40.000 metrash katrorë.

Pista do të zgjatet për 500 metra, do të ketë vend-parkime të reja prej 42.000 metrash katrorë dhe do të hiqet nga përdorimi, infrastruktura ushtarake.

Kompania TAV fitoi koncesionin në shtator të vitit 2008, por fillimi i investimeve ishte shtyrë disa herë. Planifikohet që turqit të menaxhojnë aeroportet në Shkup dhe Ohër, gjatë 20 viteve të ardhshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)