24 Shtator 2021

Sveçla nënshkruan marrëveshjen për pagesën e policës kufitare për bashkatdhetarët

Prishtinë, 28 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, për krijimin e lehtësirave për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës për bashkatdhetarët dhe të huajt.

Në këtë marrëveshje Qeveria e Republikës së Kosovës  merr përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar, për palët që janë subjekt  i policës kufitare dhe që do të vijnë në Kosovë përgjatë vitit 2021.

Në bazë të kësaj marrëveshje pagesa e primit të policës së sigurimit do të bëhet për të gjitha autoveturat dhe motoçikletat që hynë në pikat kufitare të Republikës së Kosovës dhe do të mbulohet një qind për qind (100%) nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit është lidhur mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Bankës Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)