24 Prill 2024

Startojnë fluturimet e Easy Jet

Prishtinë, 20 qershor - Aviokompania e fluturimeve të lira, low cost, EasyJet, kreu sot rreth orës 20:15 fluturimin e parë nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas, fluturim i rëndësishëm si për kompaninë ashtu dhe për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe qytetarët e Kosovës.

Fluturimi i kësaj kompanie, e cila starton me katër fluturime në javë nga Zvicra në Kosovë, konkretisht dy fluturime nga Baseli dhe dy të tjera nga Gjeneva, shenjon Aeroportin e Prishtinës në hartën e destinacioneve të kësaj kompanie gjigante, duke e kthyer njëkohësisht ANP-në në të vetmin aeroport në regjion ku kompania kryen fluturime.

EasyJet është aviokompania lider në Evropë me çmimet më të lira.

Për momentin ka një flotë prej 182 aeroplanësh të angazhuar në 504 destinacione të ndryshme, prezente në 119 aeroporte të 29 vendeve të ndryshme ndërsa vitin e kaluar ka bartur mbi 46 milionë udhëtarë në vitin e kaluar.

\"Janë disa momente të rëndësishme që paraqet fillimi i fluturimeve nga ana e EasyJet. Momenti i parë është si ekonomik ashtu dhe politik pasi kemi të bëjmë më një kompani gjigante që ka hyrë tashmë në Kosovë dhe ky fakt paraqet sinjal shumë të mirë për investitorët të tjerë të jashtëm që bazojnë investimet e tyre në vende të ndryshme pas hyrjes së kompanive të mëdha. Momenti tjetër është kushtet e sigurisë që plotëson dhe që po dëshmohen në ANP dhe e treta apo ndoshta edhe më e rëndësishmja krijimi i konkurencës me qëllim të lirimit të biletës me qëllim lirimin sa më të madh të çmimeve të biletave për qytetarët e Kosovës\" tha Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa.

Biletat e kësaj aviokompani Nga Zvicra në Kosovë ose anasjelltas kanë qënë në shitje që prej disa muajsh dhe sipas zyrtarëve të kësaj kompanie rreth 20 përqind të biletave janë shitur me çmim fillestar duke filluar nga 39 franka.

Kopanitë low cost si EasyJet shesin bileta vetëm online dhe sa më herët që rezervohet dhe paguhet ajo, aq më lirë kushton.

„ Këto linja të reja ne na ofrojnë një mundësi të madhe që përfundimisht të ofrojmë bileta të përballueshme për familjet Kosovare që jetojnë në Zvicër dhe të kenë mundësi ti vizitojnë të afërmit e tyre. Ne poashtu presim që banorët Kosovar të kenë mundësi të vizitojnë Zvicrën për kënaqësi apo për biznes. Sa i përket fluturimeve kemi marrë një përgjigje të fortë gjatë muajve të parë duke rezervuar kaq shpejt bileta. Andaj ne kemi vendosur që në dimër të ngrisim kapacitetin nga BSL dhe GVA nga dy fluturime në jave në tri fluturime në javë. Ne presim që të bartim rreth 20 000 udhëtarë prej fillimit të operimeve dhe deri në fund të sezonit të Verës më 24 Tetor 2010 „: tha Menaxheri i Marketingut të Easy Jet, z. Peter Voets.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)