31 Korrik 2021

Sindikata kërkon shkarkimin e Mentor Shales nga të gjitha përgjegjësitë në RTK

Prishtinë, 18 qershor - Sindikata  e Pavarur e RTK-së (SPRTK) ka reaguar ashpër lidhur me fjalorin e përdorur nga zëvendësdrejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala ndaj deputetes, njëherit kryetarës së Komisionit Parlamentar për Media, Doarsa Kica.

''Gjuha e përdorur nga Shala është e turpshme dhe e pamoralshme, dhe si e tillë ka shkaktuar indinjatë të thellë edhe në mesin e të punësurve të RTK-së'', thekson SPRTK.

Sindikata distancohet nga ky fjalor i gërditshëm dhe primitiv, duke kërkuar që ky person të shkarkohet menjeherë nga të gjitha përgjegjësitë në RTK.

 Nuk është hera e parë që ky person, në cilësinë e drejtorit si dhe të zv. drejtorit gjeneral të RTK-së, përdor fjalor fyes e denigrues ndaj përfaqësuesve të institucioneve dhe qytetarëve të vendit tonë.

Ndyshe Menotr Shala, ka ofenduar rëndë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili, e cila të enjten deklaroi se ky medium ndërpreu transmetimin live kur në një komision po përmendej emri i Shalës.

Shala ka shpërthyer me ofendime në Facebook, duke thënë se ka dëshirë që Kica-Xhelili, t’ia përmend atij emrin dhe se kjo e fundit "e ka mendjen vetëm tek ai".

“A e caktojmë një takim Doarsë, për drekë a për darkë a? Që donë i thërrasim edhe ato mikeshat e tua në RTK! Kënaqemi edhe të tregoj për krejt RTK-në, edhe nime e kupton çka është RTK-ja. E miqtë e RTK-së?! Jo valla s’po i thërrasim”, ka shkruar Shala në Facebook.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)