31 Korrik 2021

Sindikata e Telekomit paralajmëron protesta nëse nuk zhbllokohen llogarit

Prishtinë, 18 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, takoi sot drejtuesit dhe sindikalistët e Telekomit të Kosovës, me të cilët diskutoi për gjendjen e krijuar pas bllokimit të llogarive të Telekomit, si dhe për hapat që duhen marrë për tejkalimin e kësaj gjendjeje.

Kryetari i Federatës Sindikale, Lamih Balaj i shpalosi qëndrimet e Federatës dhe rekomandimet për Qeverinë e Kosovës qe sa me shpejt te behët Zhbllokimi i llogarive te Telekomit të Kosovës dhe mos te ketë pengesa ne operimin e punëve ditore.

"Gjithashtu kemi kërkuar qe aksionari te merr përgjegjësin direkt sepse bordet te cilat i kanë miratuar  nënshkrimin e kontratave te dëmshme kanë qene  te emëruara nga Qeveria e Republikës se Kosovës dhe është përgjegjësi e Qeveris si aksionar i 100% ta mbroj pasurim shtetërorë ashtu edhe siç e parasheh Kushtetuta e Republikës se Kosovës", theksoj Balaj.

FSP-PTK sipas balajt do t'i jap hapësirë negociatave te Qeveris për gjetjen e një zgjidhje sa me te shpejt qe te lirohen llogarit e Telekomit te bllokuara nga zhvatësi 10 vjeçar Z-Mobile.

"Organet drejtuese te FSP-PTK në takimin e fundit me Kryesinë dhe Kuvendin ka marr vendimin se në rast së nuk behët zhbllokimi i llogarive deri të mërkurën nga e dita e enjte do te futemi ne Protesta 24 orësh te përgjithshme para Qeveris-Parlamentit te Kosovës", ka thënë Balaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)