28 Mars 2024

Sindikata e PTK-së shprehet kundër privatizimit

Prishtinë, 8. qershor - Sindikata e Postë-Telekomit të Kosovës ka zhvilluar një takim me një delegacion të Sindikatës së Postë-Telekmot të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ky takim kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave në procesin e privatizimit të vendeve të rajonit, që sipas tyre kompanitë e profitabile siç është Posta dhe Telekomi të mos privatizohen, por, të mbesin si pasuri e rëndësishme për vendin.

Kreu i Sindikatës së PTK-së Milazim Alshiqi, ka kërkuar që të ndërpritet procesi i privatizimit i PTK-së, sipas tij, nëse ndodhë një gjë e tillë, shtetit tonë automatikisht shtetit do t`i ndalen fitimet të cilat i ka pasë deri tash, profitet që i ka marrë nga PTK-ja.

Nga ana tjetër kreu i sindikatës së Postë dhe Telekomit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Avad Bahto, ka thënë se kjo sindikatë, së bashku me ekspertë të lëmive të ndryshme, kanë arritë që duke i paraqitur argumente Qeverisë, të ndalonjë privatizimin e Postës dhe Telekomit në vendin e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)