28 Mars 2024

Shqetësimi rreth raportimit jo profesional në lajmet qendrore të RTK-së

Prishtinë, 5 prill - Kryeministri në detyrë, i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në zyrën e tij Kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha bashkë me Nënkryetaren, znj. Albana Murseli dhe anëtaren e kryesisë, znj. Fiorda Domi Lokaj. 

Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat e punëtorëve medial në ushtrimin e detyrave të tyre pas situatës së krijuar nga COVID-19, por edhe rëndësinë që mediat kanë në mirëinformimin e publikut dhe paanshmërinë në raportim.

Me këtë rast u ngrit shqetësimi rreth raportimit jo profesional në lajmet qendrore të RTK-së mbi situatën emergjente të shëndetit publik në Komunën veriore të Mitrovicës dhe Zveçanit.

Kryeministri në detyrë Kurti vuri theksin te rëndësia që transmetuesi publik ka në përçimin e mesazhit për respektimin e masave dhe këshillave të ekspertëve shëndetësor për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si forma më efikase për tejkalimin e situatës emergjente të shëndetit publik.

 

 â€‹

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)