28 Mars 2024

Rusia blen 50 avionë Boeing në SHBA

SHBA, 25 qershor - Sipas të dhënave të presidentit amerikan Barack Obama, prodhuesi amerikan i avionëve Boeing do të shesë 50 avionë në Rusi.

Tregtia ka një vlerë prej katër miliardë dollarësh dhe mund të sigurojë 44.000 vende pune shtesë, tha Obama pas një takimi me presidentin rus Dmitri Medvedev, në Shtëpinë e Bardhë.

Këtu u fol për thellimin e marrëdhënieve ekonomike të ndërsjella. Obama premtoi se do të angazhohej për antarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

Rusia po zhvillon që prej një dekade e gjysmë bisedime për tu pranuar në OBT.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)