16 Prill 2024

RTK nuk do të blejë më emisione informative nga agjencitë e pavarura

Prishtinë, 31 janar - Kryetari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Besnik Boletini, ka bërë të ditur se kanë vendosur si bord që mos të blejnë më lajme nga agjencitë e pavarura e as emisione informative.Sepse si pasojë e këtyre blerjeve, siç tha ai në Komisionin për Buxhet, transmetuesi publik ka grumbulluar mbi 380 mijë euro.

“Ne si bord kemi ndërmarrë disa vendime që është shkurtimi e shpenzimeve, krahas saj kemi vendosur që RTK nuk do të blejë më lajme nga agjencitë e pavarura e as të blejë emisione informative sepse ka staf të mjaftueshëm e duhet të angazhohen. Borxhi prej këtyre blerjeve është 382 mijë euro”, ka thënë Boletini.

RTK-ja e ka të obliguar me Ligj që të sigurojë së paku 15 për qind të programit të RTK-së, por jo më shumë se 20%, nga producentët e pavarur vendor në transmetimet radiotelevizive.

“RTK duhet të sigurojë së paku pesëmbëdhjetë përqind (15%) të programit të RTK-së, por jo më shumë se njëzet përqind (20%), nga producentët e pavarur vendor, në transmetimet radiotelevizive, duke përfshirë obligimet sipas nenit 9 të këtij ligji por duke mos i përfshirë këtu programet e lajmeve”, thuhet në pikën e 4 të nenit 12  për “Produksionet e pavarura”, të Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)