28 Mars 2024

RTK fillon operimin pa humbje

Prishtinë, 13 prill - Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës, sot, ka mbajtur mbledhje, në të cilën është bërë shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2022 si dhe miratimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2022, në shumë mbi 2 milionë e 240 mijë euro.

Para miratimit të këtyre raporteve është mbajtur një debat disa orësh, ku kanë marrë pjesë kryetari i Bordit, Besnik Boletini, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe disa anëtarë të Bordit.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini theksoi se për dallim prej viteve të kaluara në këtë periudhë ka pasur kursime të mjeteve buxhetore dhe një performancë më të mirë të RTK-së.

“Për dallim nga vitet e kaluara, kemi një pasqyrë më ndryshe të pasqyrave financiare. Kemi punuar me një logjikë racionale të kursimeve në mediumin publik, ku kemi 79 mijë euro kursime në muaj."

"Në kuadër të kursimeve të shpenzimeve, disa menaxherëve që kanë qenë me paga të larta, u janë zbritur pagat. Këto mjete të kursimeve janë bartur për shërbime tjera. Megjithatë sfidë mbeten çështjet me përmbaruesit privatë, të cilët kërcënojnë RTK-në për ngrirjen e llogarive bankare për shkak të borxheve”, tha Boletini.

Kryetari i Bordit të RTK-së Besnik Boletini në këtë mbledhje, ka folur edhe për çështjen e pronës së RTK-së.

“Ne si Bord në kuadër të punës që e kemi, si proritet është zgjidhja e çështja e pronës së RTK-së. Do të bëjmë kontaktet me AKP-në dhe me çdo institucion kompetent që ta zgjidhim çështjen e pronës së RTK-së, sidomos tek pjesa e radios. Gjatë dyvjeçarit të parë të mandatin tonë do ta kemi çështjen e pronës ë RTK-së të definuar”, tha Boletini.

Ndërkaq, Ud. Drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj ka thënë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë ndërmarrë shumë veprime, të cilat kanë bërë që të kthehet rregulli në RTK.

“Duke pasur parasysh se gjatë kësaj periudhe kemi pasur reduktim stafi, ka qenë kënaqësi që nuk kemi pasur asnjë intervenim nga ana e anëtarëve të Bordit apo nga politikanë të caktuar që dikush të merret në punë. Konsideroj se në këtë kohë do të kisha dëshirë të isha sërish gazetarë apo redaktor për ta ushtruar profesionin pa asnjë ndërhyrje. Prandaj, RTK po shkon pakthyeshëm drejt një standardi të cilin e kemi kërkuar qysh moti”, ka thënë Ahmetxhekaj.

Ai tutje ka thënë se kjo është për t’u duartrokitur nga të gjithë, por për ta rritur edhe më tej standardin dhe për të ofruar program cilësor ai ka kërkuar përkrahjen e deputetëve gjatë rishikimit buxhetor të Kosovës për vitin 2022 në muajin qershor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)