13 Qershor 2021

Rruga Gërlicë - Shterpcë - Brezovicë mbyllet sot dhe nesër shkaku i punimeve

Prishtinë, 17 maj - Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se është duke vazhduar punimet në projektin  ‘’Rehabilitimi i rrugës regjionale R210 Gërlicë e Epërme - Shterpcë-Brezovicë lot 1 ‘’, në përfundimin e shtresës qarkulluese që ka mbetë në këtë segment nga ura në fshatin Firajë, deri te fshati Gërlicë e Epërme.

Ky segment rrugor  është i pa qarkullueshëm për pjesmarrësit në trafik për shkak të punimit të shtresës së re qarkulluese e që punohet në gjerësi ekzistuese 6 metra dhe gjatësi 5000 metra.

Punimet do të zhvillohen në këtë interval kohor:

E hënë ( 17 maj 2021), nga ora 14°°-20°°

E martë (18 maj 2021) nga ora 08°°-20°°.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)