28 Mars 2024

“Reporterët pa kufi” padi kundër IPKO-së për Rrokum TV

Prishtinë, 13 maj - “Reporterët pa Kufi”, sot lëshuan një apel të ri në adresë të operatorit kabllor dhe të internetit (IPKO) për ta rikthyer të drejtën e Televizionit Rrokum, ndërkohë që kjo organizatë, me një shtrirje botërore për mbrojtjen e shtypit të lirë, përgatitet për ta dërguar në gjyq rrjetin IPKO.

IPKO ka ndërprere emitimin e sinjalit të televizionit privat me 1 prill 2009, duke sjellur si arsyetim probleme të përkohshme teknike, të cilat kurrë nuk u provuan se kanë ekzistuar. Organizata për mbrojtjen e shtypit të lirë kishte apeluar edhe më parë në adresë të operatorit kosovar kabllor televiziv për ta rikthyer Televizionin Rrokum.

“Çdo përpjekje e bërë për të hapur dialog me kompaninë IPKO ka dështuar. Menaxhmenti kurrë nuk na është përgjigjur në email-at tanë ose në kërkesat tona për të kontaktuar përmes telefonit.

Nuk kishte as edhe një njoftim sado të shkurtër ndaj kërkesës sonë të fundit, dërguar me 16 prill 2010”, njofton organizata.
“Kush do ta besonte se IPKO paska probleme teknike për më shumë se një vit dhe të cilat, për çudi, po e afektokan vetëm njërin nga stacionet televizive.

Ne po presim një vendim të shpejtë dhe të pavarur të drejtësisë kosovare që do të siguronte përmbushjen e pikave të kontratës që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim.
“Rrokum TV”, ka nënshkruar një kontrat me IPKO me 30 prill 2008, e cila lejonte transmetimin për një periudhë prej pesë vitesh.

Njoftimi paraprak gjashtë muaj më herët për çfarëdo ndryshimi ishte obligues sipas kontratës për të dyja palët, gjë që nuk u respektua në momentin kur u suspendua sinjali. Që nga data 11 maj 2010, IPKO nuk ka ofruar arsye reale për këtë suspendim të Rrokum TV.

“Ndërprerja e transmetimit në IPKO në mënyrë të konsiderueshme e ka reduktuar audiencen për Televizionin Rrokum dhe sot e kësaj dite rrezikon mbijetesen financiare të këtij stacioni televiziv në një treg të ngushtë për median e pavarur. Pos programeve muzikore dhe argëtuese, “Rrokum TV” është njëri nga ato pak stacione televizive që ofrojnë lajme dhe analiza kualitative politike.

Kjo hapësirë për lajme të pavarura në hapësirën mediale të Kosovës duhet me patjetër të mbrohet dhe suportohet”, thonë Reporterët pa Kufi.

“Pos obligimeve të veta kontraktuale ndaj Televizionit Rrokum, IPKO ka një përgjegjësi kruciale si një nga operatorët kryesor të distribuimit të lajmeve dhe përgjegjësi për ta mbrojtur pluralizmin medial. Ne presim një atitudë shumë më konstruktive që respekton edhe më shumë standardet demokratike europiane nga ana e poseduesit më të madh të aksioneve nga Sllovenia”, konkludojnë “Reporterët pa Kufi”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)