20 Prill 2024

Refuzohet emërimi i anëtarëve të Bordit të Hekurudhave

Prishtinë, 30 mars - Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Et’hem Çeku, nënkryetar i parë i komisionit, u shqyrtua Projektligji për Miniera dhe Minerale.

Komisioni pasi që shqyrtoi raportin final të grupit punues, vendosi që të gjitha amendamentet e propozuara të inkorporohen në Projektligj.

Projektligji për Miniera dhe Minerale parasheh të ketë 87 nene, dhe komisioni vendosi që mbi bazën e punës së deri tashme që ka bërë grupi punues, të vazhdoj diskutimet në një nga mbledhjet e ardhshme, për të harmonizuar qëndrimet rreth Projektligjit.

Në mbledhjen e sotme komisioni shqyrtoi edhe rekomandimin e Qeverisë, për emërimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullator të Hekurudhave në Republikën e Kosovës.

Duke pasur parasysh që këto propozime ishin të ngjashme me propozimet që ishin bërë më parë dhe që ishin refuzuar , komisioni vendosi që ato të mos përkrahen as sot.

Në fund komisioni vendosi që Projektligji për masat Antidamping, të kalojë në procedura të mëtutjeshme për miratim në Kuvendin e Kosovës, pasi që ka kaluar të gjitha procedurat paraprake.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)