24 Shtator 2021

Rahoveci lejon hyrjen e mërgimtarëve me vetura në oborrin e komunës

Rahovec, 6 korrik - Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejohet të gjithë mërgimtarëve  hyrja pa pagesë në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.

Pika 1 e vendimit thotë se ju lejohet të gjithë mërgimtarëve, hyrja pa pagesë në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.

Kurse pika 2 e vendimit thotë se hyrja e mërgimtarëve në oborrin e komunës me tabela të huaja dhe atyre të marruara me qera lejohet nga data 15 korrik 2021 deri me datë 16 gusht 2021.

Ndërsa pika 3 e vendimit thotë se punonjëseve të Administratës dhe drejtorëve të drejtorive komunale në Komunën e Rahovecit ju ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës gjatë kësaj periudhe të cekur në pikën 2 të vendimit.

Bazuar në pikën 4 të vendimit për zbatimin e do të përkujdeset Drejtoria për Administratë dhe punonjësi i portës.

Pika 5 thotë se mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve si dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Pika e fundit, thotë se vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)