25 Prill 2024

Radio Taksitë protestojnë për të kërkuar kushte më të mira për punë

Prishtinë, 15 qershor - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) ka njoftuar se Shoqata e Radio Taksive nga sot do të nis një protestë për tri dit rresht para komunës se Prishtinës për të kërkuar krijimin e kushteve më të mira për punë.

"Në zyrën e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, shoqata e radio taksive mori vendim në shenjë pakënaqësie nga komuna e Prishtinës për mos krijimin e kushteve për punë të protestoi për tri dit rresht para komunës se Prishtinës", thekson SPSPK.

Protesta do te mbahet me datën sot, nesër dhe pasnesër ku rreth 50 vetura të auto taksive do të parkohen për rreth objektit te komunës pa e penguar komunikacionin.

Protestat fillojnë nga ora 11 dhe zgjasin deri ne ora 12. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)