29 Mars 2024

Qeveria miraton ndalimin e tej shfrytëzimit te automjeteve zyrtare

Prishtinë, 12 maj - Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për racionalizimin e shpenzimeve gjatë përdorimit të automjeteve zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe kthimin e të gjitha targave civile në targa zyrtare.

Sipas vendimit të aprovuar Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat, Shefi i Stafit të Kryeministrit dhe Sekretari i Përgjithshëm i ZKM-së kanë të drejtën për përdorim të automjetit zyrtar 24 orë në ditë, ndërsa zyrtarët tjerë do t'i përdorin automjetet zyrtare vetëm gjatë orarit të rregullt të punës.

Vendimi shfuqizon të gjitha vendimet për aprovime të veçanta të përdorimit 24 orë të automjeteve zyrtare të nxjerra mbi bazën e nenit 3 paragrafi 3.3 të Udhëzimit Administrativ për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës.

Automjetet zyrtare mund të përdoren 24 orë në ditë nga zyrtarët tjerë të Qeverisë, vetëm në rastet e veçanta me autorizim të veçantë, ku për shkak të specifikave të punës është e domosdoshme përdorimi i automjetit zyrtar.

Ky autorizim propozohet nga zyrtari kryesor administrativ dhe aprovohet nga ana e  Kryeministrit apo Ministrit të  ministrisë përkatëse. Autorizimi lëshohet për raste individuale në kohëzgjatje jo më shumë se 72 orë.

Në vazhdim të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë, Qeveria ka marr vendim që sipërfaqja prej 40 hektarësh, ku dikur ishin kazermat e KFOR-it gjerman, tani t'i kalojë në shfrytëzim shoqatës "ITP Prizren", e cila do ta zhvillojë Parkun Gjermano-Kosovar të Trajnimit dhe Inovacionit. Parku do të punojë për zhvillimin ekonomik, ndërmarrësinë, arsimin dhe hulumtimin.

Vëmendje e veçantë do t'u kushtohet shkencave të aplikuara, teknologjisë, bujqësisë, mjedisit, krijimtarisë e kulturës. Shoqatën "ITP Prizren" do ta bashkëdrejtojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Ambasadës Gjermane.

 Qeveria në detyrë mbetet e përkushtuar në kursimin dhe shfrytëzimin sa më të mirë të parasë publike.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)