03 Tetor 2022

Qeveria Haradinaj ka keqpërdorur 43 milionë euro në projektin e autostradës Prishtinë-Pejë

Prishtinë, 31 gusht - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati , ka thënë se janë bërë shumë keqpërdorime në projektin e autostradës  Prishtinë-Pejë saktësisht për 16 zona kadastrale, nga Qeveria Haradinaj.

“Tashmë është konstatuar se qeveria Haradinaj ka falsifikuar me shumën prej 12 milionë eurove, dhe që ka dyfishim të vlerës së paraparë”.

“Disa prej gjetjeve nga një raport i auditimit të brendshëm që është bërë në lidhje me procesin e shpronësimit për njërin nga projektet, pra për autostradën Kijevë-Zahaç, apo siç njihet Prishtinë-Pejë. Në vazhdimësi kemi thënë se me shpronësimet dhe projektet e mëdha ka pasë dallavere dhe keqpërdorime. Tani i kemi edhe shifra."

"Bëhet fjalë për një keqpërdorim 48 milionë eurosh dhe brenda këtyre ka dyshime të mjaftueshme për të konstatuar se bëhet fjalë për flasifikim të 12 milionë eurove. Ministria e Infrastrukturës më 24 gusht 2018 ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, po flasim për Qeverinë e PAN, pra për Qeverinë Haradinaj, në atë shkresë kërkon që të fillohet procesi i shpronësimit për segmentin ku do të shpronësoheshin 1050 prona”.

“Vërehet që ka keqpërdorime nga puna e kësaj autostrade. Bëhet  fjalë për shumën prej 43 milionë eurove ku brenda saj ka dyshime që konstatojnë se ka falsifikim të 12 milionë eurove nga qeveria e Haradinajt. Çka del nga gjetjet është tek vlera e përgjithshme e pronave që janë miratuar nga vendimet e kësaj qeverie, ku vlera kap shifrën 43 milionë euro, pra përgjatë rrugës nga ai dokument vlerësues nga vendimi i qeverisë Haradinaj vlerat janë shtuar prej shumës 12 milionë euro”, tha Murati.

Tutje ministri tha se krejt kjo punë do pezullohet dhe do dërgohet në prokurori, duke kërkuar që përgjegjësit të dënohen.

“Ne do ta pezullojmë këtë proces, dhe do ta dërgojmë në prokurori që të mos dëmtohet buxheti dhe kërkojmë nga prokuroria që të dënoj përgjegjësit dhe ky vendim të anulohet e të rifilloj krejt ky projekt me shpronësimin e saj”.

“Çka janë pasojat këtu? Ne normalisht që e kemi stopuar, pra me këtë gjetje ne do ta stopojmë këtë vlerësim. Do të shohim të gjitha mundësitë ligjore dhe që nesër do ta dorëzojmë në prokurori raportin e auditorit, si dhe do të ndërmarrim të gjitha hapat që të shikojmë për ta shpëtuar buxhetin. Deri tani nuk është kryer asnjë pagesë, fatmirësisht. Jemi të sigurt që nuk është dëmtuar buxheti deri tani, por nga tani e tuje kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit që të ndërmarrë të gjitha veprimet që përgjegjësit t’i vë para drejtësisë dhe po ashtu të hapë rrugë për rishqyrtimin që ky vendim të anulohet dhe të mund të bëhet një rivlerësim i projektit në tërësi”

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children për Kosovë, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)