19 Prill 2024

Qeveria do ta mbështesë Telekomin e Kosovës

Prishtinë, 7 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, zhvilluan sot një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit të Kosovës, me të cilët biseduan për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje.

Kryeministri Hoti, me këtë rast, theksoi se Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje publike me interes strategjik për vendin.

Po ashtu, u theksua se shumë shpejt do të diskutohet plani për rimëkëmbjen e Telekomit, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)