06 Gusht 2021

Punonjësit e hekurudhave të Francës hyjnë në grevë

Paris, 4 shkurt - Punëtorët e hekurudhave të Francës hyjnë në grevë si shenjë proteste ndaj pushimeve nga puna. Si pasojë e grevës në pjesë të rëndësishme  të vendit, 50 për qind e udhëtimeve të trenave mes qyteteve u anuluan.

Trenat e shpejtë që lidhin Francën me shtetet e tjera nuk u ndikuan nga greva, kjo bëri që trenat e shpejtë brenda Francës të anulonin vetëm 25 për qind të udhëtimeve.

Administrata franceze e hekurudhave , si pasojë e pakësimit të buxhetit për vitin 2010 ka planifikuar pushimin e 3600 punonjësve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2021

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet procesi i monitorimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën’. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:40)  

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie lidhur me koncertin e Ramë Lahajt. (Hotel “Opera” në Prishtinë, ora 14:30)