21 Tetor 2021

Pulla postare “30 Vjetori i Referendumit të Pavarësisë”

Prishtinë, 24 shtator - Me rastin e shënimit të 30 Vjetorit të referendumit të pavarësisë, Filatelia e Kosovës më 26.09.2021, emeton emisionin e ri të pullës postare të titulluar: “30 Vjetori i Referendumit të Pavarësisë”. 

Me imazhin e kësaj pulle postare, Posta e Kosovës nderon aktin sublim të vullnetit politik të popullit shumicë të Kosovës të shprehur në referendumin e datës 26 shtator 1991, për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, ngjarje  që u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare. 

Në këtë ditë, qytetarët me shumicë absolute ishin deklaruar pro pavarësisë së Kosovës, me ç’rast u vërtetua edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, të miratuara një vit më parë. Mbajtja e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale të vitit 1992, e dëshmuan përpjekjen e popullit tonë për një shtet demokratik. 

Populli ynë në vazhdimësi pati përpjekje për liri e pavarësi përmes politikës paqësore, ndërsa çlirimi i Kosovës nga pushtimi ish jugosllav u arrit më 12 qershor 1999, falë sakrificës së popullit me luftë çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja dhe të mbështetur nga NATO-ja. 

Nga 17 shkurti 2008, Kosova u shpall shtetit i pavarur dhe sovran i njohur nga më se 117 shteteve mike. 

Filatelia e Postës së Kosovës, do të vazhdojë edhe në të ardhmen të shpalos vlera të ndryshme që ka vendi  ynë, ajo përmes pullave postare me pamje të bukura mbresëlënëse po pasuron çdo herë fondin e saj, si dhe po promovon shtetin tonë kudo nëpër botë.  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2021

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë prezanton raportin më të ri të rregullt ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. (https://worldbankgroup.zoom.us/j/97581587600?pwd=YzBVb2NnVHJDak1kRDBscE0rVG5Ldz09 - Meeting ID: 975 8158 7600 dhe Passcode: 4Z+2*BBChV, ora 10:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisioni për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  

- Komiteti Lokal për Siguri Publike “Qendër” mban fushat sensibilizuese duke iu dhuruar qytetarëve maska falas. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj mban konferencë për media lidhur me të arriturat gjatë vizitës zyrtare në SHBA, si ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. (Ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 12:30)

- “Rronifer” bënë inaugurimin e selisë së re të fabrikës. (Magjistralja Gjakovë - Prizren, kilometri i dytë, ora 12:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndertesa e KQZ-së, ora 13:30)