20 Prill 2024

Publikohen Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për tremujorin e tretë

Prishtinë, 30 tetor – Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e tretë (TM3) 2020, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. 

Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 15 mijë, ku krahasuar me TM3 të vitit 2019, numri i udhëtarëve është zvogëluar për (-48.97%). 

Ndërsa, transporti i mallrave me tren në TM3 2020 ishte rreth 16 mijë ton, ku krahasuar me TM3 2019 ka një rënie prej (-86.12%).

Sa i përket numrit të fluturimeve, në TM3 2020 është 1 212 fluturime, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2019) ka një rënie prej (-58%). Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 275 mijë, e që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2019) ka një rënie prej(-64.85%).

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/transporti


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)