20 Prill 2024

Problemi Vala-Z Mobile quhet “grabitje neoliberale”

Prishtinë, 15 korrik - Partia Socialdemokrate (PSD) ka reguar lidhur me bllokimin e llogarive bankare të Telekomit të Kosovës nga përmbaruesi për shkak të borxhit që arbitrazhi i ka faturuar Telekomit ndaj operatorit Z Mobile.

Z-Mobile ishte kontraktuar për të shitur produktet e Vala-s, duke shfrytëzuar infrastrukturën e saj, ndërkohë që Vala kishte investuar dhe e kishte zhvilluar mjaft sektorin e shitjes.

"Jo vetëm kaq, çmimi i produkteve që shiste Z-Mobile ishte më i lirë në krahasim me shitjen që e bënte vetë Vala. Kjo quhet grabitje neoliberale", thekson PSD.

Kosova sipas PSD-se nuk ka industri të zhvilluar për luftën klasike klasore, as sektorë të zhvilluar shërbimesh e qendra financiare.

"Akumulimi i kapitalit këtu vjen prej kontratave që merren nga buxheti shtetëror, buxhet ky i mbushur nga shumica e varfër e qytetarëve; prej zhvatjeve si kjo të kompanive publike, pronë e njerëzve të varfër; prej përvetësimit të tokave e lumenjve. Kjo është rishpërndarja drejt akumulimit."

"E pavërejtshme sepse e normalizuar duke qenë mekanizëm i rregullt. Merret nga shumica e varfër drejt pakicës që ka shumë", vlereson PSD.

Kontrata që po e rrezikon bankrotimin e Vala-s sipas PSD-se duhet të shpallet e paligjshme.

PSD konsideron se puna e Komisionit Hetimor Parlamentar për Telekomin, e nisur në legjislaturën e kaluar duhet të vazhdojë.

"Ne e dimë se ai Komision Hetimor mund të prodhojë material të vyer për Gjykatat. Vala është e qytetarëve të Kosovës!", deklaron ne fund PSD.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)