08 Maj 2021

Posta shlyen tërë borxhin ndaj ATK-së

Prishtinë, 16 prill - Menaxhmenti i Postës së Kosovës ju njofton se edhe përkundër vështirësive të operimit në kushte të pandemisë Covid-19, ka arritur të përmbushë para afatit marrëveshjen për riprogramim të borxheve prej 1.6 milion euro ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Me përmbushjen e parakohshme të obligimeve ndaj ATK-së, Menaxhmenti i Postës së Kosovës ka  arritur sukses për të shmangur gjobën prej afro 130 mijë euro, që do ta dëmtonte dukshëm Postën e Kosovës në këtë kohë krize.  

Ky borxh ndaj ATK-së është grumbulluar nga viti 2018 deri më 2020, kur Posta udhëhiqej nga kryeshefa të tjerë ekzekutiv dhe borde të tjera të drejtorëve, në kushte të operimit normal, por që ishte grumbulluar dhe bartur vit pas viti duke u bërë barrë e rëndë për Postën, në kohën më të vështirë të pandemisë.  

Kryeshefi Ekzekutiv Xhevdet Smakiqi për këtë sukses të arritur, sot e ka njoftuar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve, në mbledhjen e mbajtur, ndërsa ka falënderuar për kontributin e tij, u.d ZKFTH, Enver Govori dhe secilin anëtar të menaxhmentit.

Gjithashtu, Kryeshefi Ekzekutiv kafalënderuar Bordin e Përkohshëm për mbështetje, si dhe të  gjithë punonjësit të cilët kanë duruar edhe vonesat e pagave në dobi dhe interes të stabilizimit financiar të Postës së Kosovës.  

Posta e Kosovës është e përkushtuar si kurrë më parë të rrisë të hyrat vetanake , si dhe të zgjeroi shërbimet ndaj klientëve të saj: Shpejt, Sigurt dhe Lirë.  

Sukseset e mëdha  janë të mundshme edhe në kohë pandemie!   

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)