29 Mars 2024

Posta nderon veprat e artistit Tahir Emra

Prishtinë, 22 shtator - Në kuadër të tematikës ‘’Arti vizual - Tahir Emra’’, Filatelia e Postës së Kosovës lëshoi në qarkullim tre pulla postare me imazhet artistike të piktorit të shquar kosovar, Tahir Emra, të titulluara: Vatra-oxhaku, Piknik në Çabrat dhe Peizazh.

Piktori Emra, që nga fillimi kishte një rrugëtim të sigurt në formësimin e tij me shprehje përmbajtjesore, i cili hyri në mesin e krijuesve të mëdhenj që patën idealizmin e theksuar, e që vizatimin e pati përherë si pikënisje të lartë për realizimin e veprave të larta artistike.

Ngjyra, për piktorin Tahir Emra, është alfa dhe omega e shpërfaqjes së tij kreative në pikturë, që për 60 vite krijimtari rrugëtoi sigurt nëpër faza. Këtë sens e vërejmë edhe në peizazhet nga vendlindja e tij Gjakova, mbi Çabratin, të cilit i kushtoi poezi me ngjyra në mënyrën më të lartë pikturore.

Filatelia e Postës së Kosovës do të angazhohet që përmes imazheve të pullave postare të afirmojë vlerat tona artistike dhe kombëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)