18 Gusht 2022

Posta lanson pullen postare “Paqe globale”

Prishtinë, 20 qershor - Filatelia e Postës së Kosovës, sot lëshon në qarkullim emisionin e jashtëzakonshëm të pullës postare me titull “Paqe globale”, për të promovuar vlerën e paqes, ndonëse shteti i Kosovës pati një rrugëtim të gjatë e të përgjakur me luftëra e sakrifica shekullore derisa e fitoi lirinë.

Kur UNESCO-ja në vitin 1945, pas luftërave që përgjakën botën, parashtroi dilemën se ‘’Çfarë mund të bëjmë për të promovuar paqe në botë?’’, populli shqiptar endej rrugëve të botës nga dyndjet e spastrimet etnike për të gjetur paqe gjetiu.

Populli ynë ëndërrojë dhe u përpoq me shekuj duke ruajtur paqen në mes njerëzve për të mos dalluar etninë, përkatësinë fetare, racore e gjuhën e secilit, për të zgjidhur dilemën e parashtruar se: Çelësi i botës ku duam të jetojmë në paqe së bashku është pranimi i dallimit në mes të njerëzve, sepse diversiteti e bën botën edhe më të bukur, prandaj ne duhet të kemi aftësinë për të dëgjuar, njohur, respektuar dhe vlerësuar të tjerët, pa dallim.

Që jetës sonë t’i japim kuptim dhe ta plotësojmë boshllëkun që kemi përbrenda, na mjafton të pyesim: E unë, ç ‘bëj për t’i dhuruar pakëz paqe kësaj bote gjithnjë në luftë?

Kësaj pyetjeje i përgjigjet e madhja jonë Nënë Tereza kur thotë: “Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)